Fier/ Kapen i shpallur në kërkim për kultivim droge! Pranga edhe një 26-vjeçari…

Mos i humb

Fier- Një 54-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

I arrestuari është Y. D., 54 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i 54-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ndërkohë  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plug, konstatuan të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e kryera rezulton se autor i kultivimit të këtyre bimëve është shtetasi J. H., 26 vjeç, banues në Plug, Lushnje( i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”).

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe heroinë si edhe fara bime narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, si edhe proceduan penalisht për “Moskallëzim krimi” shtetasin e mitur A. D., pasi ka patur djeni për këto bimë të kultivuara dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit