Filipine, alarm për shpërthimin e vullkanit Mayon

Mos i humb

Filipinet kanë ngritur alarmin për vullkanin Mayon në provincën veriore të Albay pas lëshimit të tymit dhe hirit.

Mayon, një nga vullkanet më aktive në vend, të shtunën pasdite filloi të hedhë hi 2.5 kilometra në ajër, e cila zgjati rreth dy orë, ndërsa të dielën herët u ragjistrua aktiviteti i ri.

Instituti i Filipineve për Vullkanologji dhe Sizmologji (Philvolcs) të dielën ngriti alarmin në nivelin e dytë, që nënkupton se aktiviteti i tanishëm “mund të jetë me origjinë magnetike, çka në fund mund të shkaktojë erupsione të rrezikshme”.

Philvolcs paralajmëroi popullatën lokale të jetë e kujdesshme, ndërsa banorët të mbajnë maska në fytyrë dhe të mos afrohen gjashtë kilometra nga vendi i rrezikut të përhershëm.

Për shkak të rrezikut të shpërthimeve të mëdha, të paktën 900 familje janë larguar nga zona rreth vullkanit Mayon.

Besohet se në 400 vitet e fundit vullkani ka patur 49 shpërthime. Më e keqja ka ndodhur në shkurt të vitit 1841, kur humbën jetën 1.200 njerëz./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit