Filipine, dy grupe muslimane marrëveshje kundër DEASH-it

Mos i humb

Grupet Fronti i Çlirimit Islam Moro (MIKC) dhe Fronti i Çlirimit Kombëtar Moro (MUKC) që operojnë në jug të Filipineve njoftohet se janë bashkuar kundër organizatës terroriste DEASH.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga MIKC dhe MUKC, theksohet se dy grupet kanë vendosur të veprojnë së bashku kundër DEASH-it dhe grupeve të tjera terroriste të lidhura me të që operojnë në rajonin qendror të Mindanao dhe se më këtë qëllim kanë nënshkruar një marrëveshje.

“Bashkimi do të pengojë që ata që infiltrohen brenda popullatës Bangsamoro që jetojnë në pjesën jugore të Cotabato, në Sarangani dhe Sultan Kudarat”, thuhet në deklaratë.

Muhaker Ikbal, nga MIKC duke vënë në dukje se në kuadër të marrëveshjes MIKC dhe MUKC do të ndërmarrin operacione të përbashkëta dhe do të ndajnë informacionet, ka theksuar se nuk dëshirojnë që procesi i paqes i arritur me qeverinë e Filipineve të prishet nga grupet e lidhura me DEASH-in.

Ndërsa Datu Muslimin Sema nga MUKC pasi ka rikujtuar se në këtë kuadër është themeluar Këshilli i Koordinimit të Bashkuar Biwang Bangsamoro, tha se “qëllimi ynë është të ofrojmë sigurinë e popullit kundër elementëve që dëshirojnë të ndërmarrin akte terroriste në rajon”.

MIKC, një nga grupet e rezistencës në jug të vendit, në vitin 2014 nënshkroi marrëveshje paqeje me qeverinë e Filipineve.

MIKC më 17 korrik në kuadër të marrëveshjes së paqes i përcolli presidentit të vendit, Roderigo Duterte, propozimin e Ligjit Themelor Bangsamoro i cili parashikon autonomi në rajonin jugor të Mindanao ku jetojnë intensivisht muslimanët dhe në ishujt përreth tij./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit