Filipine, shënohet rritja më e madhe ditore e rasteve me COVID-19

Mos i humb

Filipinet sot regjistruan 539 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), rritja më e madhe ditore e rasteve me virus.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë, rastet e reja sollën numrin e përgjithshëm në 15.588 në këtë vend ishullor.

Deri më tani 3.598 persona të prekur nga virusi janë shëruar, përfshirë 92 shërime të reja.

Deri më tani nga COVID-19 jetën e kanë humbur 921 persona me 19 vdekje të regjistruara së fundmi.

Filipinet themeluan 42 laboratorë për përpunimin e mostrave ndërsa 289.732 persona janë testuar për koronavirusin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit