Filipine, shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Lartë

Mos i humb

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të Filipineve në një vendim sot shkarkuan kryetaren e Gjykatës së Lartë, Maria Lourdes Sereno, e njohur si kritike ndaj Presidentit Rodrigo Duterte.

Me 8 vota për dhe 6 kundër në një seancë të jashtëzakonshme, Gjykata e Lartë shpalli të pavlefshëm emërimin e Sereno-s, nën pretendimet se nuk ka zbuluar pasurinë e saj me rastin e dorëzimit të deklarimit së pasurisë.

“E paditura Maria Lourdes P. A. Sereno shkarkohet dhe njëkohësisht gjendet fajtore për mbajtjen dhe ushtrimin e paligjshëm të detyrës si kryetare e Gjykatës së Lartë”, tha zëdhënësi i Gjykatës së Lartë Theodore Te, duke shtuar se urdhri hyn në fuqi menjëherë.

Sereno, e cila ishte kryetrja e parë femër në vend, është zyrtarja e parë kushtetuese e shkarkuar jashtë procedurave të pezullimit dhe kreu i dytë i gjykatës në historinë e Filipineve që shkarkohet nga detyra. Renato Corona u fajësua në vitin 2011 për tradhti ndaj besimit të opinionit dhe fajtore për shkelje të Kushtetutës.

Sereno, e cila ishte në një pushim të pacaktuar në mars, të mërkurën e kaluar u kthye në punë “pasi kishte përfunduar përgatitjen e saj për mbrojtjen e saj ligjore kundër akuzave të pabaza të fajësisë kundër saj”, tha një nga zëdhënësit e saj.

Ajo njihej si një kritike e hapur ndaj Dutertes, më saktë ndaj luftës së tij kundër drogës.

Sipas mediave lokale, mbi 4.000 të dyshuar të drogës të cilët i rezistuan arrestimit janë vrarë gjatë dy viteve të fundit në Filipine./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit