Ballina Bota Filipine, tajfuni shkakton dhjetëra të vdekur

Filipine, tajfuni shkakton dhjetëra të vdekur

41
0

Numri i personave që kanë humbur jetën nga tajfuni Mangkhut, është rritur në 28, i cili ka marrë nën ndikim brigjet veriore të Filipineve.

Drejtori i policisë, Oscar Albayalde, ka njoftuar se është rritur në 28 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tajfunit i cili ka nën ndikim vendin që nga dita e djeshme.

Abayalde ka bërë të ditur se shumica e personave kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuar nga tajfuni, dhe më shumë se 100 mijë persona janë evakuuar në vende më të sigurta.

Ndërkohë theksohet se nga tajfuni janë prekur më shumë se 250 mijë njerëz.

Gjithashtu theksohet se tajfuni ka humbur ndikimin e tij në Filipine duke ulur shpejtësinë e tij deri në 100 km dhe se është duke lëvizur drejt pjesës jugore të Kinës dhe Hong Kongut.

Qendra e Paralajmërimit të Tajfuneve në Hawaii kishte njoftuar se tajfuni i cili u shfaq në veri të Oqeanit Paqësor u shndërrua në një “super tajfun” në forcën e stuhisë të kategorisë 5./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here