Fillon mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë

Mos i humb

Në qytetin e Korçës ka filluar mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Fillimisht është pritur me ceremoni zyrtare delegacioni i Qeverisë së Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së përbashkët qeveritare, është bërë në Shtëpinë e Flamurit, në këtë qytet, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas mbledhjes do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare, ndërsa në fund do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp e Ramës dhe Haradinajt.

Kujtojmë se kjo është mbledhja e katërt e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit