Fillon Samiti i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit

Mos i humb

Samiti i 39-të i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), ka filluar në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, në mungesë të Emirit të Katarit, Sheikut Temim bin Hamed Al Thani, presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Shejh Khalifa bin Zayid Al Nahyan dhe Sulltanit të Omanit, Qaboos bin Said al Said.

Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, në një fjalim në hapjen e samitit i cili mbahet në pallatin Der në Riad nën krizën e Gjirit, është shprehur se “Rajoni po kalon në një periudhë ku po përjetohen kërcënime dhe sfida. Ju e dini që forcat terroriste dhe ekstremiste kërcënojnë sigurinë e përbashkët të vendeve arabe dhe të Gjirit”.

Ndër të tjera mbreti Selman tha se “Regjimi i Iranit nën mbikëqyrjen e këtyre forcave vazhdon të ndërhyjë në politikat e armiqësisë dhe çështjet e brendshme të vendeve fqinjë”.

“Përballë atyre që bën Irani ne duhet të bëjmë këto gjëra: mbrojtjen e fitimeve të vendeve, veprimin e përbashkët me partnerët për të mbrojtur sigurinë, stabilitetin në rajon dhe në botë, ofrimin e sigurisë së mjaftueshme dhe të plotë kundër programeve të raketave bërthamore dhe balistike të Iranit”, është shprehur mbreti saudit.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se GCC është formuar për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin, mbreti i Arabisë Saudite tha se “Besoj se të gjithë jemi të vendosur për vazhdimësinë e GCC dhe forcimin e rolit të tij të tanishëm dhe në të ardhmen”.

“Arabia Saudite, në platformat ndërkombëtare vazhdon të mbrojnë çështjet që kanë të bëjnë me botën arabe dhe islame, ku dhe në këtë kuadër kauza e Palestinës ka një vend të rëndësishëm” ka theksuar mbreti Selman.

Po ashtu në lidhje me përpjekjet e vendit të tij që populli palestinez të arrijë të drejtat e tij legjitime, Selman i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur popullin palestinez nga praktikat agresive të Izraelit.

Më tej mbreti saudit ka vënë në dukje se vendet e koalicionit nën drejtimin e Arabisë Saudite që nga viti 2015 vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për arritjen e zgjidhjes politike në Jemen, si dhe ka bërë thirrje për gjetjen e zgjidhjes politike, që të do të sigurojë formimin e qeverisë së tranzicionit në Siri.

Në samit marrin pjesë Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah al-Ahmed al-Jabir as-Sabah, Mbreti i Bahreinit, Hamed bin Isa Al Khalifa, Zëvendëskryeministri përgjegjës për Këshillin e Ministrave të Omanit, Fahd bin Mahmud Al Said dhe zëvendës presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Kryeministri dhe Emiri i Dubait, Shejh Muhammed bin Rashid Al Maktum.

Ndërkohë delegacioni i Katarit që ka marrë pjesë në GCC kryesohet nga ministri i shtetit përgjegjës për punët e jashtme të Katarit, Sultan bin Said el-Merihi.

Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, delegacionet pjesëmarrëse në samit i ka pritur në aeroport.

Rikujtohet se mbreti saudit, Selman bin Abdulaziz, i kishte dërguar ftesë zyrtare Emirit të Katarit, Sheikut Temim bin Hamed Al Thani, për të marrë pjesë në Samitin e 39-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC). Por mbrëmë një zyrtar i Katarit njoftoi se Al-Thani nuk do të merrte pjesë në samit.

Ndërsa për Sulltanin e Omanit, Qaboos bin Said al Said, i cili nuk merr pjesë në samitin e GCC që prej vitit 2011 e deri tani, kjo pranohet si një situatë e zakonshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit