Fillon takimi i jashtëzakonshëm i OBI-së mbi planin e Trumpit

Mos i humb

Sot në Xhide të Arabisë Saudite filloi takimi i jashtëzakonshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) në nivel të ministrave të jashtëm në lidhje me të ashtuquajturin plan i paqes të shpalosur javën e kaluar nga presidenti amerikan Donald Trump .

Organizata tha në Twitter se gjatë takimit do të diskutohet qëndrimi i OBI-së mbi të ashtuquajturin plan i paqes dhe çështja palestineze.

Turqia në këtë takim përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu.

Më 28 janar në Washington, pa përfaqësim të autoriteteve palestineze, presidenti amerikan Donald Trump shpalosi planin prej 80 faqesh së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, ndër të tjera, parasheh që Kudsi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit.

Sipas planit, i quajtur nga Trump si “Marrëveshja e Shekullit”, SHBA-ja po ashtu njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre.

Gjatë shpalosjes së planit, Trump pohoi se ky është “shansi i fundit” për palestinezët për të pasur një shtet të pavarur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit