Fillon votimi për Senatin në Egjipt

Mos i humb

Egjiptianët sot votojnë për dhomën e re të lartë, Senatin, për herë të parë që nga ndryshimet kushtetuese të vitit të kaluar.

Votimi dyditor për 200 nga 300 vendet e Senatit filloi në orën 09:00 të mëngjesit sipas kohës lokale. 100 senatorët e tjerë do të emërohen nga presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i cili erdhi në pushtet pasi rrëzoi presidentin e zgjedhur Mohamed Morsi në grushtin ushtarak të vitit 2013.

Siguri e lartë është vendosur dhe janë marrë masa paraprake si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas Autoritetit Kombëtar të Zgjedhjeve, rreth 63 milionë qytetarë kanë të drejtë të votojnë. Egjiptianët jashtë vendit kanë hedhur tashmë votat e tyre të dielën dhe të hënën.

Rezultatet priten më 19 gusht. Partitë e opozitës thonë se Senati i ri i ngjan Këshillit të Shuras (1980 – 2012), i cili u shpërnda në vitin 2014 për akuzat e korrupsionit dhe mungesës së autoritetit.

Vitin e kaluar, egjiptianët votuan në referendum në favor të ndryshimeve që përfshinin rikthimin e dhomës së lartë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit