Filmi Artistik Ibn Tejmije, Pjesa e 1
“Imamët në rrugën e drejtë” Shejhu-l-Islam Ibn Tejmije Film Artistik në katër pjesë, Përgjatë 3 orëve të këtij filmi artistik do të shihni detaje nga jeta e Ibn Tejmije, i cili ishte myftiu i njerëzimit, adhuruesi natën, kalorësi ditën, komandant i ushtrisë muslimane, luftuesi i Tatarëve, ringjallësi i sunetit dhe mposhtësi i risive, ai i cili ndoqi rrugën e të parëve dhe qëndroi i fortë në të.
E për këtë arsye ai u sprovua. Ahmed ibn Tejmije u lind në një familje të ndershme, të pastë dhe fetare.
Që në vegjëlinë e tij prezantonte nëpër shkolla dhe tubime shkencore, debatonte me të rriturit të cilët mbetnin pa përgjigje. Me dijen e thellë të tij habiteshin dijetarët e vendit të tij.
Arriti gradën e Myftiut në moshën 19 vjeçare, madje eshe më herët.
Që në këtë kohë filloi të shkruajë libra dhe të jap fetva.
Ibn Tejmije ishte dijetar fjala e të cilit përputhej me veprat e tij.
Derdhi tërë mundin e tij për të përhapur davetin e të vërtetë. Mirëpo ziliqarët nuk ndejtën duarkryq.
Ata i kurdisën kurthe duke shpifur për të gjëra që vetë i luftonte. Kështu, Ibn Tejmije u burgos shtatë herë në periudha dhe kohë zgjatje të ndryshme.
Shkaqet e e këtyre burgimeve janë shumë të dobëta gjë e cila tregon se shkaku i vërtetë për to ishte hasedi dhe urrejtja kundër tijh.
Ndërsa dobitë e këtyre burgimeve ishin të çuditshme sepse ajo ë merret në konsideratë është përfundimi.
Gjatë këtyre burgimeve ai shkroi shume libra të cilat i dhanë jetën Ibn Tejmijes edhe pas vdekjes së tij.
Filmi është në gjuhën arabe i përkthyer me titra në gjuhën shqipe