Filmi Artistik Ibn Tejmije, Pjesa e 1

59
0

“Imamët në rrugën e drejtë” Shejhu-l-Islam Ibn Tejmije Film Artistik në katër pjesë, Përgjatë 3 orëve të këtij filmi artistik do të shihni detaje nga jeta e Ibn Tejmije, i cili ishte myftiu i njerëzimit, adhuruesi natën, kalorësi ditën, komandant i ushtrisë muslimane, luftuesi i Tatarëve, ringjallësi i sunetit dhe mposhtësi i risive, ai i cili ndoqi rrugën e të parëve dhe qëndroi i fortë në të. E për këtë arsye ai u sprovua.

Ahmed ibn Tejmije u lind në një familje të ndershme, të pastë dhe fetare. Që në vegjëlinë e tij prezantonte nëpër shkolla dhe tubime shkencore, debatonte me të rriturit të cilët mbetnin pa përgjigje.

Me dijen e thellë të tij habiteshin dijetarët e vendit të tij. Arriti gradën e Myftiut në moshën 19 vjeçare, madje eshe më herët. Që në këtë kohë filloi të shkruajë libra dhe të jap fetva.

Ibn Tejmije ishte dijetar fjala e të cilit përputhej me veprat e tij. Derdhi tërë mundin e tij për të përhapur davetin e të vërtetë. Mirëpo ziliqarët nuk ndejtën duarkryq. Ata i kurdisën kurthe duke shpifur për të gjëra që vetë i luftonte.

Kështu, Ibn Tejmije u burgos shtatë herë në periudha dhe kohë zgjatje të ndryshme. Shkaqet e e këtyre burgimeve janë shumë të dobëta gjë e cila tregon se shkaku i vërtetë për to ishte hasedi dhe urrejtja kundër tijh.

Ndërsa dobitë e këtyre burgimeve ishin të çuditshme sepse ajo ë merret në konsideratë është përfundimi. Gjatë këtyre burgimeve ai shkroi shume libra të cilat i dhanë jetën Ibn Tejmijes edhe pas vdekjes së tij.

Filmi është në gjuhën arabe i përkthyer me titra në gjuhën shqipe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here