Financat, gropë 116 milionë euro në buxhet për 11-mujorin, goditja nga TVSH

Mos i humb

Numri i vdekjeve globale nga COVID-19 rritet në 16.559

Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit sot...

Izraeli konfirmon dy vdekje të reja nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë së Izraelit ka konfirmuar dy raste të reja të vdekjes nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e...

Iran, rritet në 2.077 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit në Iran janë shënuar 143 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (Covid-19), çka e ka rritur në 2.077...

Manastirliu: Do të ngremë një spital të ri karantinë brenda 20 ditëve

Ministrja Manastirliu gjatë konferencës online të qeverisë tha se po bëhen gati të ngrenë një spital karantinë brenda 20 ditëve të ardhshme....

Të ardhurat në buxhetin e shtetit për 11 mujorin arritën ne 421.3 miliardë lekë, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat shënuan një rritje minimale prej 3.4%. Teksa inflacioni mesatar për 11 mujorin ishte 1.5% dhe rritja ekonomike pritet në rreth 3% këtë vit, atëhere zgjerimi real i të ardhurave është negativ.

Në raport me planin, diferenca është thelluar më tej në nëntor. Për 11 mujorin, financave u mungojnë nga parashikimi fillestar rreth 14.3 miliardë lekë, ose 116 milionë euro. Kjo shumë është sa gjysma e asaj që qeveria me zor ka arritur të sigurojë për fazën e parë të rindërtimit pas tërmetit shkatërrues në Durrës, zonën e Lezhës dhe më pak në Tiranë.

Vetëm në nëntor, të ardhurat ishin 37.9 miliardë lekë, ose 4.2 miliardë lekë më pak se plani, por duke qenë brenda linjës së mesatares mujore prej rreth 38 miliardë lekë të mbledhur deri tani. Në muajt e fundit financat gjithnjë parashikojnë një rritje të planit, që kulmon në dhjetor, ku parashikohen të mblidhen 49 miliardë lekë. Por, duke pasur parasysh tendencën mujore dhe sidomos pasojat e tërmetit tek bizneset në Durrës, dhe stepjen që mori ekonomia në dhjetor, performanca e muajit të fundit të vitit pritet të jetë negative.

Për 11 mujorin, zëri me ecurinë më të keqe në buxhet ishte tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH). Të ardhurat nga TVSH ranë me 4.4% në raport me faktin e një viti më parë, duke qenë ndërkohë dhe 11.2 miliardë lekë më pak sesa plani. TVSH është një tregues direkt i konsumit në ekonomi. Nga ana tjetër ndikim ka pasur dhe përjashtimi nga TVSH i nënkontraktorëve të gazsjellësit TAP, çka tregon për varësinë e lartë që kishte ekonomia nga një projekt i vetëm.

Me nënrealizim ishin dhe akciza (-1.1 miliardë lekë më pak se plani).

Performanca e dobët e tyre u kompensua nga tatimi mbi të ardhurat personale, që solli 5 miliardë lekë më shumë sesa plani, i ndikuar nga amnistia e dividendit, që u ul nga 15 në 8% edhe për fitimet e viteve të mëparshme me kusht që të paguhej brenda shtatorit. Edhe tatim fitimi solli 3.1 miliardë lekë më shumë se plani.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore ishin brenda pritshmërive.

Pak ditë më parë, qeveria bëri një rishikim të projekt buxhetit 2020, i cili bëri një rialokim të fondeve prej 20 miliardë lekësh me qëllim përdorimin e tyre për rindërtimin pas tërmetit. https://www.monitor.al/ndryshon-buxheti-i-vitit-te-ardhshem-alokohen-20-miliarde-leke-per-rindertimin-reduktohen-shpenzimet-kapitale-nuk-preken-koncesionet.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

SHBA, në 24 orët e fundit shënohen 410 vdekje të reja nga koronavirusi

Me 410 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në SHBA ka arritur në 1.711 numri i të vdekurve...

Britani, arrin në 1.019 numri i të vdekurve nga COVID-19

Me 260 vdekje të reja të shënuara në një ditë në Britani të Madhe ka arritur në 1.019 numri i të vdekurve...

Maqedoni e Veriut, rritet në 4 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut konfirmoi vdekjen e 4 si pasojë e koronavirusit (Covid-19) në vend. “Mëngjesin...

Turqi, rritet në 108 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka konfirmuar 16 vdekje të reja nga koronavirusi në Turqi, me çka numri i përgjithshëm i...

Shkon në 91 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se pas testimit të dytë edhe një person ka rezultuar pozitiv me virusin...