Ballina Bota “Financial Times” zbulon formulën për Kosovën: Komunat matanë Ibrit, si Irlanda e...

“Financial Times” zbulon formulën për Kosovën: Komunat matanë Ibrit, si Irlanda e Veriut

11
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një artikull të gjatë të shkruar për prestigjozen Financial Times deklaroi se ai është i “fiksuar” pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës, pasi nëse nuk zgjidhet “si serbët dhe shqiptarët do të vritemi me njëri-tjetrin”.

Sipas Vuçiçit, hyrja e Ballkanit drejt BE-së duhet së pari të zgjidhë problemin e Kosovës që përfundimisht kontinenti të braktisë konfliktin.

Presidenti serb theksion se shumica e serbëve ende e konsiderojnë Kosovën si “djepi i kombit” dhe sipas tij BE nuk është e bashkuar për të njohur pavarësinë e Kosovës, për shkak se Spanja dhe katër vende të tjera janë të shqetësuar kryesisht nga frika e precedentit separatist.

Financial Times gjithashtu thekson se Ivica Daçiç ka ngritur me forcë çështjen e ndarjes së Kosovës si kompromis, por që sipas gazetës ky version nuk është pranuar nga Fuqitë Perëndimore, anëtare të NATO-s.

Sipas FT, NATO ka frikë se ndarja e Kosovës do të hapë “Kutinë e Pandorës” të mosmarrëveshjeve kufitare në rajon.

Si një zgjidhje të mundshme parashikohet autonomia e veriut të Kosovës, e ashtuquajtura Zajednica, e cila mund të funksionojë si një lloj Republika Srbska por pa të drejtë ekzekutive, që do të thotë pa polici dhe ushtri.

Si model Britania e Madhe ka përdorur atë të Ulsterit në Irlandën e Veriut.

Financial Times thekson se frika megjithatë ekziston kur çështja të shkojë në referendum popullor, i cili mund të përdoret nga forcat nacionaliste.

Gazeta citon fjalët e Patriarkut Irinej se Serbia dëshiron anëtarësim në BE, por jo “me koston e Kosovës”. “Ne nuk e lëshojmë Kosovën me asnjë kosto”, tha kreu i Kishës Ortodokse serbe, e cila ka një aleancë të ngushtë me Patriarkanën ruse.

FT citon gjithashtu një ekspert të Kosovës të paidentifikuar, i cili beson se Vuçiç mund të marrë rolin udhëheqës në referendum, duke pasur parasysh ndikimin politik që ka dhe kontrollin mbi mediat.

FT shkruan se Vuçiç sot, në favor të anëtarësimit në BE, si një “katalizator” për po përdor si “lugat-epokën” e Milosheviçit kur vendi vuante nga luftrat, hiperinflacioni dhe varfëria.

Sipas Vuçiç,“një luftë tjetër do ta shkatërrojë përgjithmonë të ardhmen e popullit serb”.

Por prestigjozja britanike shtron shqetësimin se Vuçiç mund të bëhet një Viktor Orban i ri i Europës, i cili nga liberal u bë nacionalist. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë, Vuçiç hedh poshtë akuzat se ai mund të bëhet “kolona e pestë e Moskës në Europë”.

Perspektiva e anëtarësimit të Serbisë në BE, edhe pse të largët, mbetet një faktor kyç, shkruan FT, shtuar se Vuçiç ajo ofron një  ndikim “civilizues” jo ​​vetëm për Serbinë por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor me një treg prej 18 milion njerëz pa barriera ekonomike.

Duke cituar Churçhillin, Vuçiç thekson se “Serbia ka prodhuar më shumë histori se sa mund t’i tresë”/tesheshi.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here