Finlandë, vandalizohet xhamia në sulmin islamofobik

Mos i humb

Një xhami në kryeqytetin e Finlandës është vandalizuar me grafite islamofobike në dy mëngjese të njëpasnjëshme.

Hasan Sahim, një administrator i xhamisë, u tha gazetarëve se “fyerje të fuqishme” kundër Islamit janë shkruar në muret e xhamisë, e cila ndodhet në periferi të zonës Mellinmaki të kryeqytetit Helsinki.

Nga Departmenti i Policisë së kryeqytetit Helsinki theksuan se incidenti po hetohet.

Në llogarinë e tij në twitter, kreu i kriminalistikës pranë departmentit policor, Jari Taponen, dënoi sulmet e fundit terroriste mbi dy xhamitë në Zelandë të Re, duke theksuar se muslimanët në Finlandë vazhdimisht vuajnë nga krimet e urrejtjes.

Një person i armatosur hapi zjarr mbi besimtarët gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor dhe Linewood në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, duke lënë të vrarë të paktën 49 persona.

Një nga sulmuesit e transmetoi incidentin drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit