Flamuri i Kosovës ngritet në kryeqytetin e Kanadasë

Mos i humb

Për nder të festës së 11 vjetorit të Pavarësisë, në Otava të Kanadasë është ngritur flamuri i Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Kanada, Lulzim Hiseni, ka thënë se këto dy vende gëzojnë raporte të shkëlqyera mese vete,Ndërsa nën-Kryetari i Bashkisë së Otavës, Matthew Luloff, ka theksuar se komuniteti shqiptar ka dhënë një kontribut të çmuar në Kanada.

Ai ka përgëzuar iniciativën e Ambasadës së Kosovës dhe komunitetit të diasporës për emërimin e një rruge në Kryeqytetin e Kanadasë me emrin “Parasol Kosovo” në nder të operacionit më të njëjtin emër nga Qeveria Kanadeze në vitin 1999 për të sjellë në Kanada rreth shtatë mijë refugjatë nga Kosova gjatë luftës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit