Fleckenstein: Detyra e opozitës, alternativë qeverisjeje brenda (apo jashtë) Parlamentit

Mos i humb

Top Channel i kërkoi një prononcim raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, në lidhje me vendimin politik të Partisë Demokratike për djegien e mandateve.

Në përgjigjen e tij dërguar në rrugë elektronike, Fleckenstein thekson se “kjo nuk është hera e parë që ne përballemi me një situatë të tillë, me opozitën shqiptare që kërkon të heqë dorë nga detyra e saj në Kuvend”.

Për të vijuar më tej, Fleckenstein shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar në këto 5 vite në lidhje me këtë taktikë.

Por, ai këmbëngul dhe thekson faktin që “është detyra e opozitës, brenda Parlamentit apo – nëse e sheh të arsyeshme – edhe jashtë Parlamentit, të ofrojë një alternativë politike për qeverisjen e vendit”.

Sa i përket dorëzimit të mandateve, politikani gjerman shprehet se “është në dorën e gjithsecilit prej deputetëve, për të vendosur nëse duan apo jo të heqin dorë nga mandati që u ka dhënë populli”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit