Flisni më shumë se çduhet? Ja se çfarë duhet të bëni!

Mos i humb

Kush flet më shumë seç duhet bëhet i mërzitshëm. Edhe pse mund të duket një frazë e vjetër, tashmë kjo është vërtetuar shkencërisht.

Robert Ewers i Universitetit Londinez Imperial College, ka deklaruar për revistën shkencore Nature se ka dashur prej kohësh të bëjë një kërkim mbi këtë temë. Ai thotë se ka marrë pjesë në 50 konferenca, duke regjistruar orën e nisjes dhe të mbarimit.

Një fjalim i ka rezultuar bindshëm i mërzitshëm që në minutën e 4, shumë më parë se të bëhej evidente që oratori do të ishte zgjatur më tepër seç duhet.

Sipas tij, fjalimet interesante zgjateshin mesatarisht 11 min 42 sekonda, ndërkohë që kur kalonin 13 minutat, mund të klasifikoheshin padyshim shumë të mërzitshëm, duke humbur kështu vëmendjen dhe vlerën.

Sipas studiuesit, fjalimet humbin vlerë çdo 70 sekonda pas minutës së 10-të, ndërkohë që thotë se për të evituar banalitetet, relatorët duhet të prezantojnë objektivat që fazën fillestare dhe më pas fokusi duhet të jetë tek informacionet më të rëndësishme, duke evituar përsëritjet, vogëlsira, teknikalitete./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit