Flota libiane gjen 11 trupa në ujë të hapur

Mos i humb

 

 

Forcat detare libiane ditën e djeshme njoftuan vdekjen e 11 emigrantëve pa dokumente dhe shpëtimin e 83 të tjerëve.

Në një deklaratë, forcat detare të bashkuara me qeverinë kombëtare të konsensusit thanë se trupat u gjetën në det në orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme pesë milje larg bregut të qytetit veriperëndimor Sabrata.

Forcat detare po ashtu njoftuan se personat e shpëtuar nga një gomone ishin me kombësi të ndryshme afrikane.

Ata më vonë u dorëzuan në agjencinë e emigrantëve në rrethin veriperëdimor Zawiya.

Që nga rënia e autoritetit qendror në Libi në vitin 2011, bregu veriperëndimor i vendit është bërë një qendër e migrimit të paligjshëm drejt Italisë dhe vendeve të tjera në Evropë.

Libia përfaqëson një pikë të madhe tranziti për emigrantët afrikanë që kërkojnë qasje në Evropë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit