Fluks në poliklinika; Të miturit dhe të moshuarit kërkojnë ndihmën e mjekut

Mos i humb

Poliklinikat vijojnë të kenë një fluks të madh të personave që kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha. Kryesisht janë fëmijë dhe të moshuar.

Qendra Shëndetësore numër 9 në Tiranë është nga më të mëdhatë në kryeqytet, mbulon me shërbime shëndetësore rreth 73 mijë banorë. Muaji nëntor me luhatjet e mëdha të temperaturave u përkthye në probleme shëndetësore veçanërisht për fëmijët dhe moshën e tretë.

Prindër me fëmijë që ankohen për temperature të lartë, sekrecione, probleme me frymëmarrjen.

Njerëz të moshës së tretë ankohen për debulesë, vështirësi në rrugët respiratore, dhembje fyti dhe ankohen për ndryshimin e temperaturave jo vetëm gjatë nëntorit, por edhe brenda një dite.

“Repartet që kanë patur më shumë punë kanë qenë pediatria për fëmijët dhe vihet re në 10 ditëshin e fundit i shtimit të numrit të personave të moshës së tretë që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes”, shprehet Bujar Mema, Mjek i përgjithshëm.

Moti sa po vjen e po ftohet dhe mjekët këshillojnë kryesisht veshje të përshtatshme, ushqime të ngrohta dhe shmangie nga grumbullime me njerëz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit