FMN: Ekonomia e Shqipërisë pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rimarrë veten në 2021-shin.

Mos i humb

Durrësi bëhet qyteti i dytë më i madh në vend, përgjysmohet Gjirokastra.

Durrësi është renditur në vitin 2020 në qarkun e dytë më të madh në vend, pas Tiranës, duke ia kaluar në këtë...

Gazment Koduzi: Spitali Covid 4 i mbyllur, ishte mashtrim i Edi Ramës

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, ka qenë sot në ambientet e spitalit Covid 4, ambientet e ish-Universitetit Kristal të inauguruar...

Liban, në Bejrut shpallet gjendje e jashtëzakonshme dyjavore

Pas shpërthimit të ndodhur dje në portin e Bejrutit në Liban, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes shpalli gjendje të jashtëzakonshme dyjavore në...

Virusi Corona: Çfarë duhet të dini për analizat e kontrollit?

Analizat për të parë, nëse jeni prekur apo jo nga SARS-CoV-2 janë kushti kryesor për parandalimin e pandemisë. Por sa herë duhen...

Fondi Monetar Ndërkombëtar zbardh diskutimet me Ministrinë e Financave në Shqipëri. Sipas FMN, për shkak të pasojave të tërmetit dhe të pandemisë së COVID-19, ekonomia e Shqipërisë pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rimarrë veten në vitin 2021.

FMN deklaron më tej se megjithatë pasiguria është e lartë. “Mbështetja e përkohshme, e mirëorientuar dhe transparente për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur dhe duhet të jetë e integruar në një program të besueshëm buxhetor afatmesëm. Pasi të jenë qetësuar efektet e këtyre goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi i konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një rrugë të qëndrueshme me trend zbritës, për të rikrijuar hapësirën për kundërpërgjigje nëpërmjet politikave buxhetore”, deklaron FMN.

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e zonjës Yan Sun, ka kryer në distancë një mision në Shqipëri gjatë periudhës 25 qershor-1 korrik. Në përfundim të këtij misioni, zonja Sun deklaroi se “Pritshmëria afatshkurtër për ekonominë shqiptare mbetet e vështirë, çka pasqyron efektet e ndjeshme të tërmetit të muajit nëntor 2019 dhe të pandemisë së COVID-19”.

“Si në të gjithë botën, por edhe si rrjedhojë e varësisë së Shqipërisë nga turizmi dhe nga dërgesat e emigrantëve, ekonomia pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rifillojë rimëkëmbjen në vitin 2021. Kjo pritshmëri është objekt i pasigurive të mëdha të pazakonta, duke pasur parasysh natyrën e goditjes nga pandemia.

Stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë është ruajtur deri tani, falë menaxhimit të mirë të politikave dhe falë kushteve financiare lehtësuese në botë. Për të përballuar pasojat e pandemisë dhe të tërmetit është e nevojshme një rritje e konsiderueshme e defiҫitit fiskal në vitin 2020, për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin. Pasi të jenë qetësuar efektet e këtyre goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi i konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një trajektore të qëndrueshme zbritëse, në mënyrë që të rikrijohet hapësira për përgjigje nëpërmjet politikave buxhetore. Në këtë aspekt, i nxisim fuqimisht autoritetet për të vijuar përgatitjen e një Strategjie Afatmesme për të Ardhurat për të ngritur një sistem tatimor më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent, i cili do të sigurojë burimet e nevojshme për të arritur objektivat e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit. Përpjekjet për të menaxhuar risqet fiskale në rritje, përfshirë PPP-të, gjithashtu duhet të forcohen si dhe cilësia e menaxhimit të investimeve publike duhet të forcohet”, tha Sun.

Ajo shtoi se kemi ndjekur me shqetësim një propozim të kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe TVSH-në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë. “Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm. Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore përtatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat”, thekson Sun.

Ajo deklaron se vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cënonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore.

“Gjithashtu, ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cënonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion”, u shpreh Sun.

“Politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë (BSH) mbetet e përshtatshme. Vijimi i fleksibilitetit në kursin e këmbimit do të ndihmojë në amortizimin e goditjeve dhe në rivendosjen e bilancit të jashtëm. Sistemin bankar në përgjithësi pandemia e gjeti likuid dhe të kapitalizuar mirë. Por, forca e tij përballuese do të sprovohet dhe pikat e dobëta, përfshirë këtu edhe stoku akoma i lartë i kredive me probleme, do të duhet të monitorohen nga afër dhe të administrohen. Mbajtja e pandryshuar e rregullave të klasifikimit të kredive dhe provigjonimeve është e rëndësishme për vlerësimin sa më saktë të humbjeve të mundshme të bankave. Ne mbështesim ristrukturimin e matur të kredive aty ku është e nevojshme për ato sektorë dhe biznese që janë prekur nga goditjet. Dëshirojmë të falënderojmë palën shqiptare për diskutimet e hapura dhe të frytshme dhe i urojmë qeverisë dhe popullit shqiptar suksese në kapërcimin e këtyre goditjeve”, deklaroi ajo.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Liderja opozitare në Bjellorusi largohet nga vendi

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanouskaya, ka udhëtuar në Lituani dhe është e sigurt, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas...

Kryeparlamentari i Marokut: Liga Arabe ka nevojë për reforma rrënjësore

Kryetari i Parlamentit të Marokut, El-Habib el-Maliki, tha se Liga Arabe ka nevojë për reforma gjithëpërfshirëse. Në një intervistë...

Krujë: Dogji furrën për prodhimit e gëlqeres, procedohet penalisht 49-vjeçari

Një 49 vjeçar, banues në fshatin Burizanë, Krujë është proceduar penalisht për për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Policia...

Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet sizmike në Mesdheun Lindor

Turqia është vendosur të lëshojë një licencë për sondime në pjesën perëndimore të shelfit të saj kontinental në rajonin e Mesdheut Lindor,...

‘Ka ende shpresë’, OBSH: Ta shtypim virusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë, insistoi të hënën se ka ende shpresë për ta mundur pandeminë e koronavirusit, pavarësisht dhimbjes dhe vuajtjeve që...