FMN: Përballja SHBA-Kinë do ta bëjë botën më të varfër

Mos i humb

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës rrezikon që ta bëjë botën një vend më të varfër dhe më të rrezikshëm.

Në vlerësimin e fundit të tij për ekonominë globale, FMN ka ulur parashikimet e tij për rritjen globale për këtë vit dhe vitin në vijim. FMN thotë se një luftë tregtare në shkallë të gjerë mes SHBA-së dhe Kinës do të vendoste një pengesë të madhe në rimëkëmbjen ekonomike. Kryeekonomisti i FMN-së tha se barriera të mëtejshme tregtare do të rëndonin mbi familjet, bizneset dhe ekonominë në tërësi.

Kohët e fundit, Kina ka njoftuar tarifa të reja tregtare mbi 60 miliardë dollarë mallra amerikane, përfshirë produkte si gazi i lëgshëm natyror, që prodhohet në shtetet besnike ndaj Presidentit Donald Trump. Në një postim në Twitter, Trump ka paralajmëruar Pekinin të mos tentojë të ndikojë në zgjedhjet e afërta të mesit të mandatit.

Do të ketë një hakmarrje të shpejtë dhe të madhe ekonomike ndaj Kinës, nëse fermerët apo punonjësit tanë industrialë do të shndërrohen në shënjestra, tha ai.

Ndërkohë, tarifat amerikane për 200 miliardë dollarë mallra importi kineze hynë në fuqi muajin e kaluar. Sipas FMN-së, rritja ekonomike tani pritet të shkojë në 3.7 p% në 2018 dhe në 2019, shifër kjo më e ulët krahasuar me parashikimin e mëparshëm të FMN-së prej 3.9%./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit