FMN premton se do të ruaj rritjen dhe stabilitetin financiar

Mos i humb

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar takimin e saj vjetor me premtimin se do të veprojë për të mbrojtur rritjen botërore dhe stabilitetin financiar nga rreziqet që lidhen me tregtinë dhe tensionet gjeopolitike.

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde sot pas përfundimit të takimit të FMN-së dhe Bankës Botërore në Bali të Indonezisë, tha se rritja globale mbetet e fortë por e pandryshuar. Sipas saj, vendet duhet të vazhdojnë të sigurojnë rritjen.

“Të lundrojmë së bashku dhe do të jemi më të fortë. Përqëndrohuni në politikat tuaja, mos u hamendësoni dhe të bashkëpunojmë sa më shumë që mundemi, pasi që së bashku do të jetë më mirë për ne”, ka thënë Lagarde.

Komiteti Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar, i cili këshillon Bordin Drejtues të FMN-së, u bëri thirrje vendeve të mbajnë kredi në dispozicion në përputhje me nivelet e tyre të inflacionit dhe të përpiqen për ngritjen e rritjes ekonomike “në interes të të gjithëve”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit