Fondacioni turk gati për valën e mundshme të migracionit sirian

Mos i humb

Drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit Turk Diyanet (TDV), Mehmet Savaş Polat, ka deklaruar se kanë marrë të gjitha masat për një lëvizje të mundshme të migrimit në qytetin veriperëndimor sirian, Idlib.

“Si ekipe të TDV-së, ne kemi marrë të gjitha masat në rast të një lëvizjeje të mundshme të migrimit në Idlib”, tha Polat, duke shtuar se ekipet po koordinohen në Siri për përgatitjet për masat para se lëvizjet potenciale të migrimit të arrijnë kufirin.

Polat bëri të ditur se rreth 2.000 fëmijëve u sigurohet arsim në Idlib me mbështetjen e fondacionit dhe se të gjitha shpenzimet e shkollimit për nxënësit mbulohen nga TDV dhe 100 mësues janë të punësuar në këto shkolla.

Ai po ashtu bëri të ditur se 15 mijë vakte të ngrohta ushqimore dhe bukë u sigurohen çdo ditë 90 mijë personave për familjet që jetojnë në kampe në Azaz dhe al-Bab, në veriperëndim të Sirisë.

Më tej, Polat theksoi se autoriteti më i lartë fetar i Turqisë Diyanet si dhe TDV-ja kanë restauruar 113 xhami në Afrin të Sirisë dhe në al-Bab, të cilat u dëmtuan nga sulmet e grupeve terroriste.

Sipas tij, që nga fillimi i luftës civile siriane, TDV ka ofruar ndihmë me vlerë prej 200 milionë lira turke (32 milionë dollarë) dhe ka dërguar 1.850 kamionë me ndihma në rajon./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit