Fondi kundër ISIS-it, eksperti amerikan: Ato para duhet të shpenzohen për nevojat e Kosovës

Mos i humb

Ditë më parë Qeveria e Kosovës i ndau 250 mijë euro Koalicionit Global Kundër ISIS në luftën kundër terrorizmit.

Profesori amerikan dhe njohësi i politikave në Lindjen e Mesme, Alon Ben-Meir reagoi duke thënë se Kosova duhet t’i shpenzonte këto para për të ri-integruar ish-luftëtarët e ISIS të kthyer në Kosovë.

Ai shtoi se ky ri-integrim duhet të bëhet përmes programeve sociale dhe zhvillimore.

“Qeveria në largim e Kosovës miratoi një pagesë prej 250,000 eurosh për Koalicionin Global kundër ISIS. Ky fond duhet të shpenzohet për nevojat e Kosovës, për të ri-integruar ish-luftëtarët e ISIS përmes programeve sociale dhe zhvillimore dhe jo jashtë Kosovës”, deklaroi ai

Ndryshe, vitin e kaluar Kosova kishte ndarë 100 mijë euro për Koalicionin Global Kundër ISIS dhe kryeministri Haradinaj deklaroi se vendi ynë si pjesë e këtij koalicioni ndihet i obliguar të kontribuojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit