“Forca jonë parandaluese në industrinë e mbrojtjes duhet të jetë shumë e lartë”

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia është e detyruar të jetë e fortë në aftësitë e saj në kapacitetet ushtarake, ekonomike, politike dhe diplomatike dhe se “forca jonë parandaluese kryesisht në fushën e industrisë së mbrojtjes duhet të jetë shumë e lartë”,

Presidenti Erdogan ka marrë pjesë në takimin “E ardhmja 50 vjeçare e BMC” për ceremoninë e fillimit të punimeve të bazës teknologjike dhe të prodhimit të BMC, në Sakarya të Turqisë, ku në një fjalim ai ka theksuar se “Për ne kanë thënë që Turqia mbaroi, kanë ndaluar investimet, prodhimi, por për inat të gjitha vazhdojnë edhe investimet edhe prodhimet”.

“Dëshirojnë apo nuk dëshirojnë, ky popull, ky vend qëndron në këmbë i palëkundur dhe vazhdon rrugën e tij”, tha Erdogan.

Duke theksuar se Katari ka qëndruar gjithmonë në krah të Turqisë në çdo lloj problemi të përjetuar, Erdogan tha se “Nuk kemi harruar dhe nuk harrojmë kurrë qëndrimin që vëllezërit e Katarit kanë treguar për vendin tonë në çdo situatë që nga tentativa e grusht shtetit më 15 korrik e deri në sulmet valutore të përjetuara në muajin gusht. Gjithashtu edhe pas kësaj bashkëpunimi Turqi-Katar do të vazhdojë të forcohet në çdo fushë nga industria e mbrojtjes e deri në tregti, fushën e turizmit apo të energjisë”.

Turqia do të vazhdojë të rritë edhe më shumë fuqinë e saj në industrinë e mbrojtjes tha Erdogan, duke shtuar se “Kur kemi nisur këtë rrugëtim fuqia jonë në industrinë e mbrojtjes ishte 20 për qind, ndërsa sot ajo ka arritur në 68 për qind, gjë e cila është përsëri e pamjaftueshme dhe do ta rritim edhe më shumë”.

Ndërkohë në lidhje me varësinë nga jashtë në industrinë e mbrojtjes, presidenti i Turqisë ka bërë të ditur se ajo ka rënë, ku ka theksuar se “Falë hapave që kemi hedhur varësia nga jashtë e cila në vitin 2002 ishte 80 për qind është ulur duke arritur në 35 për qind”.

Në kompleksin i cili do të ndërtohet mbi një hapësirë prej 222 hektarë ndodhen shumë linja prodhimi, si fabrikë për tanke, fabrikë për automjete të blinduara dhe kamionë ushtarakë, fabrikë për motorë të automjeteve tregtare, apo dhe fabrika për trena të shpejtë dhe metro, ka shpjeguar Erdogan.

“Baza prodhuese dhe teknologjike BMC, investimi i së cilës arrin në 500 milionë dollarë kur të kalojë e gjitha në aktivitet me të gjitha etapat e saj ajo do të sigurojë punësimin e 10 mijë personave. Presim që kur ky kompleks të hyjë në shërbim të kontribuojë me një vlerë 5 miliardë dollarë në vit për ekonominë e vendit. Planifikojmë që përveç nevojave tona të kryejmë eksporte rreth 1 miliard dollarë në vit për vende të ndryshme kryesisht në Katar. Sot po hedhim themelet e fazës së parë prej 100 mijë metër katrorë të këtij kompleksi gjigand i cili do të ndërtohet në pjesë pjesë dhe do të hyjë në shërbim në vitin 2023. Shpresojmë që kjo fazë të cilën e përurojmë sot të përfundojë në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020”, tha presidenti Erdogan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit