Forcat ajrore turke kanë neutralizuar 38 terroristë të PKK-së në veri të Irakut, bëjnë të ditur burime të sigurisë.
Terroristët, të cilët po komplotonin një sulm, u neutralizuan si pjesë e operacioneve ajrore që synojnë kampet e PKK-së që nga 10 marsi, theksuan burimet.
Të paktën 15 shpella dhe 30 strehimore të përdorura nga terroristët u shkatërruan gjithashtu, shtuan burimet.
Më herët, Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në një deklaratë tha se 12 terroristë të PKK-së u vranë të martën në rajonin Hakurk të Irakut verior.
PKK-ja, e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.