Forcat e Haftarit do të jenë shënjestër legjitime nëse sulmojnë interesat turke

Mos i humb

“E rikujtojmë edhe një herë se në rast të shënjestrimit të interesave turke në Libi, kjo do të ketë pasoja shumë të rënda dhe elementët e puçistit Haftar do të konsiderohen si një objektiv legjitim”, tha Hami Aksoy, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, në një deklaratë me shkrim.

Deklarata e Aksoy erdhi pasi milicitë e gjeneralit puçist Haftar me qendër në Libi theksuan se do të synonin forcat dhe interesat turke.

“Vlen të përmendet se deklarata, e cila referohet nga një media e huaj dhe thotë se milicitë e paligjshme besnike ndaj Haftarit do të synojnë interesat turke me elementët e tyre ajrore, është bërë pasi avionët e rinj luftarak u vendosën në lindje të Libisë me mbështetje të huaj”, shtoi Aksoy.

Ai tha se deklarata pasqyron humbjen e forcave të Haftarit në terren, dhe thuhet se është “shenja më e qartë” se Haftar dhe mbështetësit e tij përpiqen të përshkallëzojnë mosmarrëveshjen në Libi.

Ushtria libiane kohët e fundit shkatërroi shumë sisteme të mbrojtjes ajrore të llojit Pantsir të prodhimit rus të cilat u furnizuan për Haftarin nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në fillim të kësaj jave gjithashtu morën nga milicitë e Haftarit bazën kryesore ajrore Al-Watiya.

Sipas një deklarate të së mërkurës nga ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, Turqia ndihmon qeverinë libiane në stërvitje ushtarake, bashkëpunim dhe konsulencë.

Haftar, i cili ka shënjestruar qeverinë për më shumë se një vit, intensifikoi sulmet e tij ndaj civilëve në muajin maj për shkak të arritjeve të fundit të ushtrisë libiane kundër militantëve.

Si rezultat, disa qytete në perëndim njoftuan mbështetjen e tyre për qeverinë libiane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit