“Forcat e Mianmarit pengojnë ndihmat humanitare”

Mos i humb

Organizata për të drejtat e njeriut “Fortify Rights” (Forcimi i të Drejtave) me qendër në Bangkok, ka njoftuar se forcat e Mianmarit pengojnë në mënyrë sistematike ndihmat humanitare të dërguara në rajonet Kachin dhe Shan në veri të vendit dhe se kjo mund të konsiderohet krim lufte.

Në raportin “Çdo gjë pengohet” të përgatitur nga “Fortify Rights” thuhet se ndihmat humanitare të dërguara për civilët të cilët kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve në rajonet Kachin dhe Shan në veri të vendit pengohen me qëllim dhe në mënyrë sistematike nga forcat e Mianmarit.

“Fortify Rights”, i ka bërë thirrje qeverisë së Mianmarit që të lejojë dërgimin e nidhmave humanitare për civilët.

Matthew Smith, drejtuesi i “Fortify Rights” tërhoqi vëmendjen se provat e gjetura mund të konsiderohen krime lufte. “Të gjitha këto japin më shumë arsye që Mianmari të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

– Spastrimi etnik

Për shkak të konflikteve mes forcave të ushtrisë dhe rebelëve separatistë në krahinat e Kachin dhe Shan në pjesën veriore të Mianmarit, mijëra njerëz që i përkisnin komunitetit etnik lokale Kachin ishin të detyruar të largohen nga vendi i tyre.

Ushtria e Mianmarit është bërë objekt i kritikave për shkeljet e të drejtave të njeriut kundër pakicave etnike në rajone të ndryshme të vendit. Agjencitë e OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, veprimet e dhunës nga forcat ushtarake në rajonin Arakan në jug të vendit që çuan në strehimin e më shumë se 700 mijë muslimanëve në Bangladeshin fqinj i konsiderojnë si “spastrim etnik” ose “genocid”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit