Forcat izraelite arrestojnë 30 palestinezë

Mos i humb

Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor nën pushtim kanë arrestuar 30 palestinezë..

Në një deklaratë të publikuar nga ushtria e Izraelit, theksohet se në bastisjet e kryera gjatë natës në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 30 palestinezë me pretendimin se janë “përfshirë në akte terroriste”.

Gjithashtu është bërë e ditur se 8 nga palestinezët janë nga fshati Kasra në jug të qytetit Nablus.

Forcat izraelite shpeshherë kryejnë bastisje ndaj shtëpive në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim, ku me pretendime të ndryshme arrestojnë palestinezët./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit