Forcat izraelite arrestojnë 8 palestinezë

Mos i humb

 

 

Forcat izraelite arrestuan tetë palestinezë gjatë bastisjeve të kryera në mbarë Bregun Perëndimor të pushtuar, bëri të ditur ushtria izraelite.

Personat u arrestuan për përfshirje të dyshuar në “aktivitete terroriste”, tha ushtria në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas shifrave palestineze, rreth 6.500 palestinezë po mbahen aktualisht në burgjet izraelite, duke përfshirë dhjetëra gra dhe të mitur.

Rreth 500 prej tyre janë duke u mbajtur pa gjyq ose në atë që Izraeli e quan “paraburgim administrativ”.

Ushtria izraelite kryen shpesh fushata arrestimi në Bregun Perëndimor me pretekstin e ndekjes së palestinezëve “të kërkuar”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit