Forcat izraelite ndërhyjnë ndaj protestave në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Katër persona nga të cilët një prej tyre aktiviste e huaj u plagosën në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë ndaj demonstruesve palestinezë që kërkonin të protestonin kundër vendbanimeve ilegale hebreje dhe murit të ndarjes në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Murad Ishtivi, koordinatori i komiteteve të rezistencës popullore palestineze, në një deklaratë për AA ka theksuar se ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me plumba plastikë dhe gaz lotsjellës ndaj protestave të zhvilluara në rajonin Kefr Kaddum të qytetit Nablus, në veri të Bregut Perëndimor.

Ishtivi tha se 4 persona nga të cilët 1 prej tyre një aktiviste e huaj u plagosën dhe dhjetëra të tjerë në u lënduan në ndërhyrjen në fjalë.

Duke mos dhënë informacion në lidhje me identitetin e aktivistes së huaj, Ishtivi tha se të plagosurit janë dërguar në spitalin shtetëror në Nablus.

Pas intifadës Aksa (intifadës së dytë) e cila shpërtheu në Palestinë në vitin 2000, qeveria izraelite me arsyetimin e “sigurisë” në vitin 2002 nisi ndërtimin e murit të ndarjes mes Bregut Perëndimor dhe Izraelit. Për shkak të murit të ndarjes rreth 3 milionë palestinezë në Bregun Perëndimor nuk mund të kalojnë në Kudsin nën okupim dhe në Izrael.

Ushtarët izraelitë krahas plumbave plastikë dhe atyre të vërtetë, ndërhyjnë duke përdorur edhe gaz lotsjellës dhe ndonjëherë ujë ndaj protestave të cilat zhvillohen çdo javë ditën e premte kundër murit të ndarjes dhe ndërtimit të njësive të vendbanimeve të jashtëligjshme hebreje./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit