Forcat turke godasin autokolonën e organizatave terroriste

Mos i humb

Shtatmadhoria e Forcave të Armatosura të Turqisë njoftoi se në Afrin të Sirisë është goditur një autokolonë prej 30-40 automjetesh të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Në njoftim theksohet se brenda autokolonës gjendeshin terroristë, armë dhe municione.

Para se të qëllohej, u vërtetua se autokolona i afrohej Afrinit nga drejtimi juglindor. Autokolona është qëlluar kur gjendej në distancë prej 15 kilometrave nga Afrini.

“Objektivi ka qenë autokolona e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH, siç ishte rasti edhe më parë, janë ndërmarrë të gjitha masat parandaluese që civilët mos të pësojnë”, theksohet në njoftimin e Forcave të Armatosura të Turqisë.

Nga ana tjetër, në rrjetin e YouTube janë publikuar video ku shihet momenti kur forcat e armatosura turke godasin autokolonën e organizatave terroriste.

Në video mund të shihet edhe tymi që përhapet mbi autokolonën e automjeteve të shkatërruara./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit