Forcat turke krijuan një tjetër pikë të vëzhgimit në Idlib

Mos i humb

 

 

Një autokolonë e Forcave të Armatosura Turke (TSK), në kuadër të marrëveshjeve në Astana, krijuan pikën e 9-të të vëzhgimit në qarkun Morik të Idlibit, që gjendet në zonën e deeskalimit të tensioneve.

Sipas njoftimit të gazetarit të AA-së në Idlib, autokolona e përbërë nga 100 automjete kanë kaluar kufirin Turqi-Siri në orët e mëngjesit, duke arritur në qarkun Morik në pjesën veriore të Hama, ku e kanë krijuar pikën e vëzhgimit.

Pika e re e vëzhgimit ndodhet rreth 88 kilometra në thellësi nga kufiri Turqi-Siri.

Në linjat përballë vendit ku janë zhvendosur forcat turke rreth 3 kilometra larg gjenden njësitë e ushtrisë së regjimit të Bashar Al Asadit si dhe grupet të mbështetura nga Irani.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur në kryeqytetin e Kazakistanit në Astana mes shteteve garantuese Turqisë, Rusisë dhe Iranit, TSK-ja më 12 tetor të vitit 2017 filloi të formojë pika të vëzhgimit për ndjekjen e armëpushimit në zonën e deeskalimit të Idlibit.

Sipas marrëveshjes parashihet që TSK-ja të formojë gradualisht pika të vëzhgimit nga veriu në jug të Idlibit, në gjithsej 12 rajone.

Me fillimin e misionit vëzhgues të TSK-së pas përfundimit të zhvendosjes, pritet që forcat ruse që ndodhen në Forcën e Kontrollit të Pakësimit të Tensioneve të vendosen në pjesën e jashtme të rajonit për pakësimin e tensioneve të Idlibit si dhe forcat e regjimit edhe opozitarët të vendosen në vijën e frontit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit