Forcat turke neutralizojnë 6 terroristë në veri të Irakut

Mos i humb

 

 

Gjashtë terroristë janë neutralizuar të premten gjatë sulmeve ajrore të forcave turke në veri të Irakut, bën të ditur ushtria turke.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën neutralizuar në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Sulmet ajrore u kryen në rajonet Zap dhe Gara në veri të Irakut, tha ushtria turke në një njoftim të shtunën në mëngjes.

Shtatmadhoria turke nuk ka specifikuar grupet terroriste të përfshira, por Turqia është e përfshirë në një luftë të gjatë kundër grupit terrorist PKK në këtë zonë.

“Terroristët po planifikonin një sulm ndaj forcave të sigurisë. Operacionet kundër terrorizmit po vazhdojnë në zonë,” thuhet në njoftim.

PKK-ja, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit