Forcat turke neutralizojnë 8 terroristë të PKK-së

Mos i humb

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 8 terroristë të PKK-së në rajonin Metina në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Në një njoftim nga llogaria e ministrisë në Twitter thuhet se 8 pjesëtarët e organizatës terroriste separatiste të PKK-së u neutralizuan pas përcaktimit të tyre me mjetet e zbulimit dhe vëzhgimit në rajonin Metina në veri të Irakut.

Gjithashtu njoftohet se terroristët u neutralizuan nëpërmjet një operacioni ajor të ndërmarrë në rajon. Ministria më tej shtoi se operacionet janë në vazhdim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit