Forcat turke neutralizuan një nga terroristët më të kërkuar të PKK-së

Mos i humb

 

Në kuadër të një operacioni të ndërmarrë ditën e djeshme në qytetin Tunceli të Turqisë mësohet se është neutralizuar terroristi İbrahim Çoban, i cili ndodhej në “listën e kuqe” të terroristëve të kërkuar.

Sipas një deklarate të bërë nga Ministria e Brendshme turke theksohet se në kuadër të operacionit të ndërmarrë kundër organizatës terroriste separatiste është neutralizuar terroristi İbrahim Çoban me emrin e koduar “Atakan Mahir”, i ashtëquajturi përgjegjës i organizatës terrorisite separatiste për terrenin Dersim.

Ndërsa në një deklaratë të bërë nga prefektura Tunceli thuhet se komanda e xhandarmërisë së qytetit ditën e djeshme pas një informimi të bërë nga qytetarët në zonën periferike Pülümür, ndërmori një operacion ndaj terroristëve të cilët ishin pregatitur për aksion.

Si rezultat i operacionit me mbështetjen e forcave ajrore u neutralizuan 10 terroristë, në mesin e të cilëve është transmetuar se ndodhej edhe terroristi İbrahim Çoban, i cili që prej 25 vitesh ndodhet brenda strukturës së terroristëve në male të organizatës terroriste dhe i cili ndodhej në “listën e kuqe” të terroristëve që kërkoheshin nga Ministria e Brendshme.

Gjithashtu në deklaratën e prefekturës theksohet se po vazhdojnë me përkushtim dhe vendosmëri në të gjithë qytetin angazhimet për gjetjen dhe neutralizimin e terroristëve.

Terroristi Çoban, një planifikues i shumë ngjarjeve terroriste, ndodhej në kërkim për shkak se ishte i përfshirë në vrasjen e 6 mësuesve dhe 2 rojeve të sigurie në Tunceli si dhe të 7 oficerëve të sigurisë në qytetin Tokat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit