Forcat turke shkatërrojnë objektiva terroriste në veri të Irakut

Mos i humb

 

 

Forcat ajrore të Turqisë kanë shkatërruar disa objektiva terroriste në veri të Irakut.

Sipas një njoftimi të Shtatmadhorisë së Turqisë, avionët turq dje kanë ndërmarrrë operacion ajror në rajonet Zap, Hakurk dhe Kandil në veri të Irakut, duke shkatërruar bunkerë, strehimore dhe pozicione armësh që i përkisnin organizatës terroriste PKK.

Operacionet ajrore mbi objektivat e PKK-së në Irakun e veriut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në malin Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015, kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit