Ford pushon nga puna 7000 “këmisha të bardha”

Mos i humb

Ford është duke larguar nga puna rreth 7,000 punonjës administrate, shifër që përbën rreth 10% të fuqisë punëtore globale të gjigandit të makinave.

Kompania ka thënë se po ndërmerr një ristrukturim të madh, dhe se do të shkurtojë mijëra vende pune deri në muajin gusht.

Ford tha se plani në fjalë do të kursejë rreth 600 milionë dollarë në vit duke eliminuar burokracinë dhe duke rritur numrin e punëtorëve që raportojnë tek çdo menaxher.

Në një memorandum për punonjësit, CEO-ja i Fordi-it Jim Hackett tha se vala e katërt e ristrukturimit do të fillojë të martën, me që shumica e shkurtimeve do të përfundojnë deri më 24 maj.

“Për të pasur sukses në industrinë tonë konkurruese dhe pozicionin e Ford-it, ne duhet të zvogëlojmë burokracinë, të fuqizojmë menaxherët, të vendosim me shpejtësi dhe të përqendrohemi në punë më të vlefshme dhe ulje të kostos”, shkroi Hackett.

Në SHBA rreth 1.500 punonjës të administratës u larguan nga kompania vullnetarisht që kur filloi ristrukturimi vitin e kaluar. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit