Forumi i kryeparlamentarëve shqiptarë të rajonit

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi mori pjesë në Forumin e Kryetarëve të Parlamenteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë i organizuar në Prishtinë.

Në ditën që në Kuvendin e Kosovës kaloi jo pa tensione marrëveshja e shenjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, në Prishtinë u mblodhën kryeparlamentarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në një forum të organizuar nga agjencia “BIRN”.

Qëllimi i këtij forumi ishte shkëmbimi i përvojave ndaj sfidave parlamentare që po kalojnë parlamentet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si edhe diskutim i hapur për mbi zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Gjatë zhvillimit të bashkëbisedimit, Ruçi u pyet nga përfaqësuesit e medias mbi zhvillimet politike në Maqedoni me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës Shqipe si gjuhë zyrtare dhe zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës mbi miratimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Ruçi bëri thirrje politikës ballkanase që të integrohet në Bashkimin Europian duke europianizuar Ballkanin dhe jo duke ballkanizuar Europën.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dënoi aktet e dhunës në Kuvendin e Kosovës në seancën e diskutimit mbi ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se dhuna nuk është mjet demokratik dhe ligjore te te shprehurit në Kuvend, në tempullin e demokracisë.

Lidhur me situatën politike në Maqedoni, z. Ruçi vlerësoi bashkimin e spektrit politik shqiptar në Maqedoni duke shprehur se duhet të vijoi bashkëpunimi për integrimin e mëtejshëm të shtetit maqedonas në Bashkimin Europian dhe në NATO.

I pyetur për mbledhjen në Tiranë të faktorit shqiptar në Maqedoni, Ruçi pohoi efektin pozitiv që solli ky takim në bashkimin e partive shqiptare në Maqedoni drejt objektivave të përbashkëta.

Ruçi u ndal edhe në sfidat që hasin të tre vendet duke shtuar se parlamentet respektive duhet të vijojnë punën e tyre për reformimin e kuadrove ligjore në mënyrë që të tre vendet, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të vijojnë rrugëtimin e tyre për anëtarësim të plotë në strukturat euro-atlantike.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit