Foto/ Braimllari: Rama bën politikë me fatkeqësinë e qytetarëve

Mos i humb

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka udhëtuar drejt Kolonjës ku është takuar me banorët e Qafëzezit, të cilët ndodhen në vështirësi pas tërmeteve të fundit.

Nga Kolonja, Braimllari ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, vijon të bëjë politikë me fatkeqësinë e banorëve.  Ai thekson se nëse Rama duhet t’u shërbente qytetarëve, ai më parë duhet të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe jo të konsumonte dreka dhe darka me kriminelët që grabisin vota.

Postimi i Braimllarit:

“Me banoret e Qafzezit te Kolonjes te prekur nga fatkeqesia natyrore e termeteve. Rama ha dreka dhe darka me kriminelet qe grabisin votat dhe banoret e prekur nga termetet i le ne meshire te fatit. E turpshme sesi Edi Rama vjen, mashtron banoret dhe ben politike me fatkqesine e tyre. Edi Rama nese do t’iu sherbeje ketyre qytetareve, duhet te kishte shpallur gjendjen e emergjences ne zonat e prekura nga termeti, me qellim qe banoret te demshperblehen sipas ligjit ne masen 100% per demin qe ju eshte shkaktuar, jo te vijë ketu dhe ti mashtroje per efekt elektoral.

Edi Rama dhe qeveria e tij kane vemendjen tek kriminelet, sesi te mbrojne banditet qe grabisin votat dhe jo tek qytetaret. Reagimi i kesaj qeverie ishte reagim prej qeverie te degraduar, ku 5 dite nuk sistemonte dot 240 banore por i strehoi ne çadra te viteve ‘70. Turp! Kjo eshte papergjegjshmeria dhe degradimi i nje qeverie te marre peng nga krimi”-shkruan Braimllari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit