Foto/ Merr flakë në ecje makina në Elbasan, ja si arriti të shpëtonte shoferi

Mos i humb

Një makinë tip “Golf 4”, me targë AA 290 KN, në pronësi të shtetasit Enea Shtylla nga Elbasani, është përfshirë nga flakët në ecje, në një nga rrugët kryesore të qytetit.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit pranë selisë së degës së PD të Elbasanit. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, që kanë izoluar flakët.

Nuk janë bërë të ditura shkaqet e përfshirjes së automjetit nga zjarri, por dyshohet se mund të ketë pasur ndonjë defekt në sistemin elektrik. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime, pasi menjëherë sapo ka vërejtur shfaqjen e flakëve, ka ndaluar automjetit dhe ka dalë prej tij.

56510b44 8aa2 4fdb 946a 76e2552aafd1
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit