Foto sa njëmijë fjalë: Gjendja në Arkivin e Komunës së Prizrenit

Mos i humb

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, ka filluar aktivitetin e tij për udhëheqjen e komunës së Prizrenit me përgjegjësi të plotë dhe respektim të fjalës së dhënë elektoratit se do të punojë në të mirë të komunës dhe qytetarëve, derisa ka filluar të zbatojë kështu standardet dhe praktikat më të mira të punës.

Ai nuk ka qenë aspak i kënaqur me gjendjen që e ka gjetur komunën e cila ishte qeverisur për kohë të gjatë nga Ramadan Mujës nga PDK, por tani Haskuka i është përveshur punës që ta sjellë komunën në nivelin si duhet të jetë dhe siç e meritojnë qytetarët.

Nuk është përmbajtur në këtë rast kryetari Haskuka pa shpërfaqur të bëmat nga qeverisja e kaluar, derisa ka parë gjendjen kaotike në arkivin e komunës.

Haskuka, përmes postimit të disa fotografive në rrjetin social Facebook, ka shprehur dëshpërimin e tij se si duket arkiva e komunës së Prizrenit .

Fotografitë e postuara vërtetë dëshmojnë për papërgjegjësinë e zyrtarëve të qeverisjes së kaluar derisa arkiva i përngjanë një tregu mbeturinash e jo zyra ku ruhen dokumente zyrtare.

Postimi i plotë i Haskuksë në Facebook:

Kujdesi ndaj dokumentacionit të qytetit tregon nivelin e respektit të shërbyesve komunal ndaj qytetarëve. Këtë gjendje duhet të ndryshojmë sa më shpejtë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit