
Autoritetet e Britanisë së Madhe kanë dëbuar shqiptarin, Ardian Rragami, i cili disa ditë më parë tmerroi qytetarët anglezë. Ai i vuri thikën në fyt gruas së tij, ndërsa pamjet bënë xhiron e mediave angleze.
Përpjekjet e tij për të qëndruar në Angli tashmë kanë marrë fund. Shqiptari tentoi të mbrohej nga depërtimi me pretendimin se një veprim i tillë, do ta ndante atë përgjithmonë nga familja, por autoritete nuk kanë pranuar kërkesën e Rragamit.
Ardian Rragami kaloi sërish kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Wickford, Essex së bashku me gruan britanike, Chrysoulla Michaels e dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.