Fotografitë më të reja të Jupiterit tregojnë ciklone dhe stuhi

Mos i humb

Janë publikuar fotografitë të reja të Jupiterit, të cilat i ka regjistruar anija kozmike e NASA-s Juno (Junona).

Fotografitë e reja japin një pasqyrë krejtësisht të re në ciklonet në planet. Gjegjësisht, fotografitë e fundit nga JunoCama, tregojnë ciklonet dhe stuhitë.

Udhëheqësi i projektit JunoCam, dr. Candice Hansen nga Instituti i Shkencave në Arizonë, në takimin e Unionit Gjeofizik Amerikan, prezantoi fotografi të papërpunuara.

“Ne e dinim se vëzhgojmë një zonë që nuk ishte parë më parë në Jupiter. Ishte e papritur të shihje poligonet e uraganeve gjigandë dhe cikloneve”, shpjegoi Hansen.

Pritet që Juno, e cila përfundoi turin e tij në Orbitën e Jupiterit në 53 ditë, do të japë rezultate dhe zgjidhje mbi atë se si është formuar planeti më i madh në Sistemin Diellor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit