Fotoja që po trondit botën: vëllai pranë të motrës që po vdes nga kanceri

Mos i humb

Një foto po bën xhiron e rrjeteve për shkak të dhimbjes që provokon. Një djalë po qëndron pranë të motrës 2-vjeçarë në çastet e fundit të jetës, pas një kanceri të rrallë.

Adalynn u diagnostikuar me një tumor ne tru, pasi prindërit e saj vunë re se vajza, në përpjekje që ecë kalamendej.

E vogla iu nënshtrua kimioterapisë eksperimentale në Meksikë, për të cilën u shpenzuan më shumë se 200,000 dollarë, por tumori vazhdoi të përhapet. Bëhej fjalë për DIPG, një formë shumë e rrallë e tumorit dhe shumë agresiv. Është hasur në 200-300 raste në vit në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe nuk dihet se çfarë e shkakton.

Fotoja u shpërnda nga babai i Adalynn-i, ku i vëllai Xhekson përkëdhel ballin e së motrës, ndërsa ajo mban dorën e tij.

“Djali duhet t’i thotë lamtumirë shoqes, mikes, motrës së vogël”, shkroi i ati.

“Pasi mjekët kuptuan se tumori ishte DIPG, ata na thanë që ta shijonim, sepse ajo do të vdisnin”, tha gjyshja e të miturës. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit