Franca do të padisë kompanitë Apple dhe Google

Ministri francez Bruno Le Maire deklaroi se do të iniciojë proces gjyqësor kundër kompanive Apple dhe Google për keqpërdorim të praktikës së biznesit, e cila mund të çojë në gjobë deri në disa miliona euro.

Duke folur të mërkurën për mediat franceze, Le Maire ka akuzuar Apple dhe Google se duan të vendosën tarifa për programerët që dëshirojnë të shesin aplikacionet e tyre për gjigandët e internetit.

Ai theksoi se është e papranueshme që dy kompanitë mund të mbledhin të dhëna nga programerët dhe “njëanshëm të ndryshojnë kontratën”.

Le Maire tha se do të paraqiste padi në Gjykatën Ekonomike të Parisit, sepse konsideron se “Apple dhe Google, pavarësisht sa janë të forta, nuk duhet t’i trajtojnë kompanitë tona ‘start-up’ dhe programerët në mënyrën që po bëjnë sot”./Rtv Islam/