Franca kërkon “garanci” për të mbështetur shtyrjen e Brexit-it

Mos i humb

Zëdhënësi i Qeverisë së Francës, Benjamin Griveaux tha se mund të konsiderohet shtyrja e largimit të planifikuar të Britanisë së Madhe nga Bashkimi EUropian, por vetëm me kusht që kryeministrja britanike Theresa May “të japë garanci”.

Duke folur pas një takimi të përjavshëm të kabinetit, Griveaux tha se May duhet t’u tregojë drejtuesve të BE-së në Bruksel të enjten se “çfarë qëllimi” qëndron pas kërkesës së saj për shtyrjen e Brexit-it.

“Ne nuk mund të spekulojmë për ndonjë skenar”, tha ai.

Më herët, May zyrtarisht, nëpërmjet një letre, kërkoi nga BE-ja që të shtyjë datën e planifikuar të Brexit-it nga 29 marsi deri më 30 qershor pas dështimit të Parlamentit për të votuar marrëveshjen e tërheqjes që ajo negocioi me bllokun.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit