Franca mobilizon 100 mijë pjesëtarë të sigurisë për Krishtlindje

Mos i humb

Ministria e Punëve të Brendshme të Francës njofton se ka mobilizuar 100 mijë pjesëtarë të sigurisë në të gjithë shtetin kundër kërcënimeve terroriste gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe festave të fundvitit.

Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë me shkrim bëri të ditur për masat e sigurisë që do të merren në gjithë shtetin gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe festave të fundvitit.

Në deklaratë bëhet e ditur se me rastin e Krishtlindjeve, e cila njihet si festa kryesore e botës krishtere, në gjithë shtetin janë angazhuar 54 mijë policë, 36 mijë pjesëtarë të xhandarmërisë dhe më shumë se 7 mijë ushtarë, për shkak të sigurisë në vend.

Duke vënë në dukje se është rritur rreziku nga sulmet terroriste, në deklaratë thuhet se numri i personelit të sigurisë është rritur në krahasim me vitin e kaluar, jo vetëm për mbrojtjen e popullit francez, por edhe për të mbrojtur sigurinë e turistëve.

Në sulmet terroriste të kryera që nga viti 2015 e deri më tani në Francë jetën e kanë humbur 241 persona.

Rajonet turistike në objektiv

Masat shtesë janë marrë sidomos në rajonet ku në masë të madhe qëndrojnë turistët gjatë pushimeve të fundvitit dhe të krishtlindjeve në Francë.

Zyrtarët e sigurisë rikujtojnë se sulmuesit në objektiv marrin vende përplot me njerëz me ç’rast kanë rritur masat në vendet simbolike të Parisit si katedralja Notre Dam, Kulla Eiffel dhe muzeu Louvre./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit