Franca thirrje për solidaritet në luftën kundër krizës ekonomike

Mos i humb

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, bëri thirrje për solidaritet mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në luftën kundër krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Le Maire në adresimin para gazetarëve tha se vendet anëtare të BE-së duhet të gjejnë zgjidhje të përbashkët në luftën me krizën ekonomike e cila është shkaktuar nga pandemia.

“Zgjidhja më e keqe për Evropën do të ishte ajo që disa e miratojnë dhe disa e refuzojnë”, tha ministri francez i Ekonomisë.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që të ketë një koordinim të fortë midis vendeve të BE-së për të ofruar një zgjidhje efektive në mes të krizës që do të ishte e dobishme për të gjitha shtetet anëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit